Lita: Komshijtë e Ahmetajt në Gjirin e Lalëzit, Berisha dhe Meta heshtin për bastisjen e SPAK

spot_img

Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Lavdrim Lita u shpreh se “opozita  e vërtetë” ka humbur kontaktin me realitetin, mjafton të shikoni rastin e Ahmetaj në SPAK.

SPAK shkon në gjirin e Lalzit duke bastisur shtëpinë e partneres së Arben Ahmetaj, ish zv.kryeministër dhe dy liderët e “opozitës së vërtetë” Berisha dhe Meta heshtin. Kanë 48 orë që kanë qepur gojën me mëndafsh. Për lëvizjen e drejtorëve të Policisë në qarqe nuk flasin, se Berisha thotë nuk ka problem, pasi do jemi humbës të sukseshëm, ndërsa Alibeaj do jetë humbës dështak. Prapë humbës janë.

Çelja e dosjes hetimore nga SPAK për Ahmetajn është serioze. Ai ka qenë dublanti i KM Edi Rama në firma në mungesë, në mbledhje qeverie dhe tani na del pishmani i dytë, pas Tahirit. Ahmetaj ishte njeriu që hynte në zyrën e KM pa trokitur dhe anekdota thotë se Ahmetaj ishte i vetmi që e bënte për të qeshur Ramën.
Pse Berisha dhe Meta nuk flasin për këtë çështje, për hetimin e SPAK për bastisjen e komshiut të tyre në Gjirin e Lalzit. Ata flasin për Yuri Kim dhe McGonical”.

VIDEO e Plotë:

Latest articles

Related articles