Ish-banori i “Big Brother VIP2”, Pirro Beati, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në “Instagram”. Ai ka lënë një link ku mund t’i dërgonin pyetje në mënyrë anonime dhe ai iu është përgjigjur.
Pyetjet rreth shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë qenë më të shumtat për të dhe Pirro nuk ka ngurruar që t’u përgjigjej. “Luiz vs Olta, kush fiton? Dihet që e fiton luani po doja mendimin tënd?”, e ka pyetur një ndjekës dhe Pirro është përgjigjur:
“E gjithë Shqipëria e di përgjigjen”.
Beati ka qenë mjaft i afërt me Luiz Ejllin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Por edhe pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai vijoi ta mbështeste këngëtarin e njohur, të cilin e mendon si fitues të këtij edicioni të BB VIP.