Projektet e përgatitjes për zgjedhjet vendore janë denoncuar njeri pas tjetrit për shkak të shkeljeve të shumta.
Projektet e përgatitjes për zgjedhjet vendore janë denoncuar njeri pas tjetrit për shkak të shkeljeve të shumta.
Projektet e përgatitjes për zgjedhjet vendore janë denoncuar njeri pas tjetrit për shkak të shkeljeve të shumta. Por kanë mbetur edhe vetëm 2 muaj nga momenti kur do të zhvillohet votomi për kryebashkiak. Dhe KPP po mundohet të justifikojë abuzimet e Ilirjan Celibashit. Kujtojmë se më datë 6 shkurt 2023, në Komisionin e Prokurimeve Publike është bërë një denoncim për prokurimin me objekt “Dhoma të fshehta dhe kuti kartoni”.
Tenderi është denoncuar nga firma Dynamicx GROUP për shkelje të ligjit të prokurimeve dhe bëhet fjalë për 320 milionë lekë që po vihen në dyshim për abuzime nga Celibashi. Ankimuesi shprehet se KQZ ka kërkuar që operatorët të kenë në dispozicion një makineri parapërgatitje CTP. Që në fakt nuk do të hyjë në punë, pasi shtypja e kutive të kartonëve nuk bëhet me këtë format.
Kështu ankimuesi kërkon që të hiqet kjo pikë nga dokumentet e tenderit dhe të vihen kritere për makineri të tjera që përdoren gjithmonë për këto raste. Ndërkohë ngrihen dyshimet se KQZ e drejtuar nga Ilirjan Celibashi, ka vendosur kushtin mbi makinerinë e mësipërme si kriter. Pasi ka gjasa që atë ta posedojë ndonjë firmë e paravendosur për t’i marrë këto para. Duhet të theksojmë se kjo ishte ankesa e shtatë e bërë brenda 10 ditësh për tenderët e KQZ për zgjedhje.
Shmanget KPP
Sipas KPP, denoncuesi ankohet për kriteret e shtuara në këtë prokurim. Por, KPP nuk mund të ndërhyjë, pasi i takon vetë KQZ-së të rregullojë përcaktimin e kritereve për tenderin përkatës.
“Në rastin konkret, KPP gjykon, se objekti i ankesës së operatorit ekonomik ankimues nuk lidhet me kundërshtimin e një vendimi të shprehur nga ana e autoritetit kontraktor. Por mbi shtimin e kritereve të kualifikimit në një procedurë prokurimi. Pasi përcaktimi i kritereve të kualifikimit sipas kërkesës nga ankimuesi. Për sa kohë që autoriteti kontraktor nuk ka gjykuar të vendosë kriteret e kualifikimit sipas propozimit të operatorit. KPP në asnjë rast nuk mund të marrë kompetencat e autoritetit kontraktor të shtojë kritere kualifikimi në një procedurë të prokurimit publik”, thekson KPP.
Por, nuk ka bërë asnjë vlerësim nëse këto kritere të shtuara cungojnë garën dhe pengojnë konkurrencën e lirë për këtë tender. Në një farë mënyrë KPP i shmanget punëve të Ilirjan Celibashit. Sepse në të kundërt ai do ta ketë të vështirë të arrijë sipas ligjit çdo gjë që duhet të jetë gati procesi zgjedhor. Madje, KPP nuk ka marrë asnjë masë. Edhe pse sikur e theksuam më lartë ankesat kanë vërshuar në këto javë ndaj KQZ.