“Si nuk thanë gjysmë fjale për Ahmetajn!” – gazetarja e njohur ironizon Berishën dhe Metën


Gazetarja e niohur Desada Metaj ka ironizuar “opozitën e vërtetë” Sali Berisha- Ilir Metaj.

Përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar nisjes së hetimit pasuror nga BKH për ish zv. Kryeministrin Arben Ahmetaj, Metaj shpreh habinë se si opozita, Berisha dhe Meta bashkë nuk kanë reaguar.

“PO, shumë mirë bën opozita e vërtetë që nuk thotë gjys fjale për Arben Ahmetajn. Nuk do i lerë lekët nëpër avokatë dhe gjykatës ai. Kur them unë që e kanë zemrën e madhe ata, s’më beson njeri. Mirë që ka kështu rastesh dhe e kupton njerëzia. Opozitë zemërgjerë kjo”, shkruan Desada Metaj në Facebook.

Edhe në raste të tjera Berisha dhe Meta kanë heshtur në lidhje me akuzat e shumta për korrupsion ndaj ish- ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, edhe në kohën kur për të ka akuza zyrtare në SPAK.

Berisha dhe Meta heshtën edhe në rastin e arrestimit të Alda Klosit, ish- këshilltares së Ahmetajt, të cilës pastruesja i vodhi 120 mijë euro në shtëpi, por që dyshohet se shuma e vjedhur është akoma më e madhe.

Latest articles

Related articles