Presidenti Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Rishi Sunak takohen në Paris

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Rishi Sunak u takuan te premten në Paris në një Samit që synon riparimin e raporteve mes tensioneve të shkaktuara pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu fokus I bisedimeve jane kalimet ilegale me varka te emigranteve te paligjshem te cilet kalojne kanalin e Lamanshit nga Franca drejt Britanise se Madhe. Dy liderët, të dy ish bankierë investimesh e kane konsideruar këtë takim të parë si një shans për të thelluar marrëdhëniet e tyre.

Raportet franko-britanike vitet e fundit kishin rënë në gjendjen e tyre më të keqe në dekada, të dominuara nga grindjet mbi kontratat e nëndetëseve, të drejtat e peshkimit pas Brexit dhe kush ishte fajtori për vdekjet katastrofike të njerëzve që përpiqeshin të arrinin në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar me varka të vogla.

Latest articles

Related articles