Ish ministri i Ramës kërkon të përjashtojë PD nga zgjedhjet vendore

Nga Zef Ndreka

Celibashi, dje hodhi një gurë në llumin politik dhe po i mbyt të gjithë brënda. Plasën mediat e oligarkëve bashkë me to edhe Berisha me papagaj e tij për rastin Basha, që na rezulton i dorëhequr por edhe kryetar!
Rrumpallë e madhe, politike dhe juridike.
Shqiptarët u tejngopën duke parë idiotllëqe të tilla dhe sot po e kuptojnë më qartë kush i paska drejtuar në gjithë këto vite!
Konglomerati politik, veçanërisht brënda kampit të demokratëve tregon një rrumpallë të qëllimshme politike. Kjo rrumpallë e përherëshme ka patur e ka një burim të vetëm: Berishën që ende sot frymon çuditërisht, megjithse është kufomë në politikë për shqiptarët, për SHBA-të, për Britaninë e Madhe e më tej.
Rrumpalla e sotme politike tregon Celibashin as mish as peshk, një frikacak emocional, tregon xhelozinë e Berishës për vizitën e Yuri Kim me Alibeajn dhe Metën.
Rrumpalla politike e sotme tregon se si po luan Berisha me satelitët e vet të partive të vogla, si i vëndos në rrjesht kur do e si do.
Tregon rrethimin e Vilave të Arben Ahmetaj në Gjirin e Lalzit.
Tregon “rrezikun” e vetëvrasjes së PD-së zyrtare nqs nuk regjistrohet në KQZ.
Tregon “tradhtinë”e Metës që hartoi dhe bëri fakt listën e tij të kandidatëve për këshilltarët e Bashkisë Tiranë, pa asnjë foltoristë, megjithë “marrëveshjen historike” të tij me Berishën e Foltorës, për të trafikuar votat.
Tregon qartë vetminë e Berishës që tregon fundin e turpshëm të tij, që nuk iu ndahet bashkëpunimit me spiunët dhe së fundi përfundon tek Nard Ndoka!
Dhe më tej, nga ana tjetër, pa patur subjekt politik, Berisha tubon dhe prezanton kandidatë në emër të PD-së, në kundërshtim me cdo ligj e rregull.
Rrumpalla e sotme politike na tregon qartë misionin e hershëm të Berishës për minimin e demokracisë dhe sistemit të drejtësisë, shkatërrimin e PD-së dhe “blindimin” e pushtetit tek socialistët, tek Rama që mbetet siguresa e Berishës dhe Metës.
Dhe Celibashi mish , apo Celibashi peshk apo lepur, në postin e Kryetarit të KQZ-së, hesht!
Rrumpalla vazhdon.
Do të vijojnë akoma ngjarje dhe do të shikojmë precipitimin e llumit në turbullirën e politikës shqiptare.
Nuk kemi parë gje akoma…

Latest articles

Related articles