Zbarkimi i DEA-s amerikane për paratë e drogës që pastrohen në ndërtim dhe lidhja me deklaratat e Ramës në Kuvend

Dy ditë më parë, Ambasada e SHBA, njoftoi se në Tiranë dhe jo vetëm, ka zbarkuar DEA amerikane dhe ftonte shqiptarët të denonconin rastet e trafikut të drogës por sidomos ata që pastrojnë paratë e drogës.

“Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, – thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sigurisht që nëse e analizon njoftimin, kupton se synimi është pikërisht goditja e atyre që pastrojnë paratë e fituara nga aktiviteti kriminal I trafikut të narkotikëve.
Burime nga SPAK, ndërkohë bëjnë me dije se pritet shumë shpejt që të fillojë një fushatë fletëthirrjesh për biznesmenë që janë fokusuar tek ndërtimi si një nga mënyrat më të përdorura për pastrimin e parave.
Fakti ka zbarkuar DEA në Tiranë le të kuptohet se ka hetime të posaçme që kanë fokus këtë aktivitet dhe kjo padyshim në bashkëpunim me organet ligj zbatuese në Shqipëri.
Në listë janë biznesmenë të cilët gjatë viteve të fundit kanë zgjeruar aktivitetin e tyre në ndërtim, duke përfituar dhjetra leje ndërtimi për kulla miliona euroshe në Tiranë.
Një tjetër objekt hetimi mund të jetë dje lista e inicialeve që përmendi kryeministri Rama në Kuvend pak ditë më parë.
“Zoti i ndihmoftë rrugë humburit që vijnë pas jush me kuaj flokë kaltër dhe me autobuzë që paguhen nga puna e ndershme e personit Z, e personit Y, e personit ML dhe e disa personave të tjerë të lidhur me ta përmes ruletave që mbikëqyr Europol”, – tha Rama duke përfshirë dhe një tjetër aktivitet të dyshimtë.

Paratë e pastruara përmes kullave të betonit, duket se do të jenë objekt hetimi nga SPAK dhe DEA.
Metoda e njohur e hetimit, ndiq paranë me sa duket këtë herë do të çojë tek burimi tyre.

Latest articles

Related articles