Belind Këlliçi, kandidat për bashkinë e Tiranës u shpreh se ia gjithmonë do të jetë një përbashkues në PD.
Ai tha se nuk e ka luksin që të humbas një votë në tiranë dhe për maksimizimin e votave, ai do të jetë në kontakt me të gjitha forcat.
Këlliçi: Fushata elektorale do të nisë për pak javë dhe gjithçka do të shihet. Unë kam qenë gjithmonë edhe brenda PD-së si një përbashkues dhe do të mbetem i tillë deri në fund dhe besoj se kjo do të jetë një fushatë model në Tiranë.Unë vijoj që të mbetem në kontakte edhe me ata që mendojnë ndryshe ose që janë të pakënaqur me lidershipi ne PD-së. Por unë nuk e kam luksin që të humbas një votë në tiranë dhe për maksimizimin e votave, unë jam në kontakt me të gjitha forcat.