“Policia na ka marrë fëmijën sepse kam postuar një video të burrit dhe djalit tim duke luajtur”.
Këto janë fjalët e influencueses Savannah Glembin e cila në 48 orët e fundit është përballur me komente negative për një video që po qarkullon në internet ku shfaqet djali i saj 2-vjeçar në një situatë jashtëzakonisht të pakëndshme dhe të rrezikshme.
Dhe ajo vazhdon në rrëfimin e saj: “Ai po qeshte dhe ishte vetëm një gjë qesharake”. Videoja për të cilën nëna flet ka tërhequr shqetësimin e shumë njerëzve.
Savannah tani e ka bërë private llogarinë e saj, por disa persona kanë arritur të shkarkojnë videon në fjalë.Video tregon një djalë 2-vjeçar të mbështjellë fort nga qafa e poshtë me qese plastike.
“Kjo duket si abuzim,” shkruan ndjekësit.
Diku tjetër video e Savannah tregon burrin e saj duke e shtyrë fëmijën në shtratin e tyre. Plotësisht i palëvizshëm me duar të lidhura, ai bie në gjunjë, duke i rrjedhur lot në sy.
Burri i Savannah (i veshur me uniformën e tij ushtarake), buzëqesh ndërsa manovron djalin.
Nëna mund të dëgjohet duke thënë: “Nëse keni një vogëlush të inatosur gjatë gjithë ditës, kjo është e vetmja mënyrë”.
Ndërkohë djali i vogël shihet në sfond duke u shtyrë me fytyrë në shtrat nga babai i tij. “Është një krimb”, bën shaka ajo.
Më pas, ndërsa djali i vogël është i palëvizur dhe i shtrirë në shtrat, lëshon një rënkim si me dhimbje.
“Unë nuk shoh se çfarë është qesharake këtu. Nuk e kuptoj se si ta vendosësh fëmijën tënd në një pozitë të pakëndshme dhe më pas ta postosh atë për ta parë njerëzit është qesharake. Jo vetëm që nuk e bëre për argëtimin tënd, por menduat se kjo do të ishte argëtimi i të gjithëve”, komenton dikush i zemëruar.
“Ankthi im sapo pashë videon ishte që fëmija të mos mbytej”, shkruan një tjetër.
Një tjetër u përgjigj: “Po qante, hunda i është skuqur”.
“Fëmija ishte ngrohur. Mund ta imagjinoj vetëm luftën dhe sa brutale duhet të ketë qenë ta mbështjella atë kaq fort”.
@auntkaren0 @savannahglembin how is this entertainment? #tdwhbwwh #karen #greenscreen #greenscreenvideo ♬ original sound – Auntkaren0