Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi në zonën e Shijakut sot në mbrëmje ku një 31-vjeçar, përplasi një person i cili lëvizte me biçikletë.
Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit, shtetasi N.D. u largua nga vendngjarja. Vetëm pak çaste më vonë, policia bëri të mundur identifikimin dhe shoqërimin në komisariat të shoferit të makinës.
Efektivët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:15, në fshatin Rreth, Shijak, një automjet me drejtues shtetasin N. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasin H. H., 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.
Shërbimet e Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e autorit, bllokimin e automjetit dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak, të shtetasit N. D., 31 vjeç, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të aksidentit