Rihapet qarkullimi në Kakavijë, vendoset në funksionim sistemi i ri në pikat doganore

Në pikën kufitare të Kakavijës është rihapur qarkullimi, pasi në pikat doganore greke u vendos në funksionim sistemi i ri.

Ashtu siç ishte bërë me dije, pikat kufitare me Greqinë ishin të mbyllura sot, duke filluar nga ora 09:00 e deri në 18:00.

Edhe pse ishte paralajmëruar një ndërprerje e shërbimeve, situata në të dyja pikat kufitare ishte jetë e qetë.

Në Kapshticë kishte hyrje dalje të rralla dhe asnjë shtetas nuk u pengua.

Latest articles

Related articles