Kryeministri Edi Rama u prit këtë të martë në një takim zyrtar në Berlin, ku u takua me kancelarin Olaf Scholz.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, dy kryeministrat u pyetën në lidhje me largimin e mjekëve nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.
Rama tha se kjo çështje ka qenë pjesë e diskutimeve, por nuk mund t’i kërkojë Gjermanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor, një nga liritë themelore të BE-së.
“Ne kemi diskutuar këtë çështje dhe nuk mund t’i kërkojmë Gjermanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitali njerëzor.
Nga ana tjetër kemi diskutuar se si duhet të gjejmë mënyra dhe mekanizma që Shqipërai të mos jetë finacuesi i sistemit të drejtëpërdrejtë gjerman. I shpjegova kancelarit se studentët e mjekësisë paguajnë vetëm 1/16-ën e ,
Këto janë tema të kohës në një kohë kur të gjitha vendet kanë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar dhe të pakualifikuar.
Është e rëndësishme të gjejmë një rrugë të balancuar për humbjet e kapitalit njerëzor nga Shqipëria”, tha Rama.
Edhe kancelari Scholz e cilësoi largimin e kapitalit njerëzor si një sfidë të madhe e cila duhet të menaxhohet.
“Me të vërtetë ne folëm për këtë, kjo është një sfidë e madhe. Lëvizja e lirë është një arritje shumë e madhe e BE-së që mos të lëvizësh vetëm si turist, por mund ti hipësh avionit dhe trenit dhe të punësohesh ku të dëshirosh në BE. Me këtë vendim që më përpara ka qenë e pamundur kanë lindur dhe sfida.
Gjermania ka vendosur që nevojën e madhe për vendet e punës mos ta mbulojmë vetëm nga BE, por dhe nga vendet e tjera, hapja e tregut për vendet e punës e bën më të menaxheshme këtë problematik”, tha Scholz.