Dhunoi për vd*kje 52-vjeçarin që po vidhte pula, lihet në burg i riu në Kuçovë

22-vjeçari Bjorsi Shushashi, i riu që masakroi për vdekje mbrëmjen e 26 Shkurtit 52-vjeçarin Lefter Brisku, pasi ky i fundit i kishte hyrë në banesë për të vjedhur pula, ka dalë sot përpara togave të zeza të Gjykatës së Beratit, për tu njohur me masën e arrestit ndaj tij.

Shushari ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat nën masa të rrepta sigurie dhe masa e arrestit ka zgjatur rreth 1-orë.

Mësohet se prokurori i çështjes Elidon Hysenaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të 22-vjeçarit, pas vdekjes së këtij të fundit në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurisë “arrest me burg” pa afat.

Pasi ka dëgjuar edhe palën akuzatore por edhe atë mbrojtëse që e ka cilësuar ngjarjen e ndodhur në kushtet e një vetëmbrojtje të nevojshme, duke deklaruar se klienti i tij ishte trembur kur kishte parë hajdutin në shtëpi dhe ishte përleshur me të, gjyqtarja Albana Misja,e ka cilësuar “të ligjshëm” arrestimin e Bjorsi Shusharit dhe ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat.

Latest articles

Related articles