Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka deklaruar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV se PS ka interes që në krye të PD të jetë Sali Berisha.
Koçi u shpreh se nuk e kanë frikë Alibeajn, por parë nga këndvështrimi politik, sipas tij dyshja Berisha-Meta është një rikthim pas.
Pjesë nga biseda në studio
Endri Xhafo: Nuk ka interes PS që në krye të PD të mos jetë Berisha?
Petro Koci: Unë them që është më mirë Sali Berisha. Në gjykimin tim më mirë është të jetë Berisha.
Endri Xhafo: Ju nuk keni frikë nga Berisha dmth, keni frikë Alibeajn?
Petro Koci: Nuk ka lidhje me frikën. Po të nisesh nga kjo llogari, i hapet rruge një çifti siç është Berisha dhe Meta, një kthim prapa.
Endri Xhafo: Ata elektrizojnë më shumë sesa Basha dhe Kryemadhi?
Petro Koci: Ata elektrizojnë perceptimin e dhunës dhe shtet shkatërrimit.