Alibeaj i përgjigjet akuzave të Berishës: Unë jam peng i vlerave të PD-së!

spot_img

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Sali Berisha e akuzoi Enkelejd Alibeaj se është peng i Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij për emisionin “Opinion”, Alibeaj është shprehur se ai është peng i vetëm vlerave të PD-së dhe të edukatës familjare, për të cilat tha se nuk shkel kurrsesi mbi to.

Pyetje: Ju akuzojnë shpesh se bashkëpunoni me Ramën. Jo më larg se sot Berisha, tha se jeni peng i tij?

Enkelejd Alibeaj: Unë nuk do ta komentoj akuzat e askujt. Nuk e kam bërë gjatë kësaj kohe. Në politikë mund të ndodhesh para imagjinatës më të sëmurë. Unë kam qenë transparent në të gjithë veprimtarinë time.

Latest articles

Related articles