A po persekutohet Ervin Salianji ? Çfarë nuk shkon në gjyqin në APEL

spot_img

Sot u zhvillua e disata seancë e radhës në Gjykatën e Apelit ndaj Ervin Salianjit, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për “Kallëzim të rremë”, bashkë me gazetarin Jetmir Olldashi, i parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj.

Çështja “Babale” është një nga ato çështje me ndjeshmëri të lartë për opinionin publik dhe politikën në Shqipëri.

Një ministër është larguar për këtë skandal. Opozita ka ngritur akuza ndaj ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili duket se ishte në dijeni për dënimin e vëllait të tij në Itali për narkotrafik. Geron Xhafaj u vetëdorëzua dhe shleu burgun e mbetur në qelitë italiane.

“Puna” e gazetarit Jetmir Olldashi për të kryer këtë ekspozim ishte e drejtë. Modalitetet ndoshta jo, por gjykata e Apelit do të thotë fjalën e fundit.

“Detyra” e deputetit Salianji për të amplfikuar këtë situatë politikisht ka qenë brenda kontureve që njeh ligji për deputetin e Republikës, por në shkallë të parë ai u dënua.

Gjyqtari Artan Gjermeni, i cili e dënoi me një vit burg pavarësisht se njëri prej prokurorëve kërkoi që dënimi mund të konvertohej me shërbim prove – ka dhënë dorëheqjen para VETINGUT. Ai është përjashtuar për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Në Apel, deputeti Salianji kërkoi përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, ndërsa përdori këtë argument:

Kërkoj përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri. Ka papajtueshmëri për shkak se është shprehur në lidhje me përjashtimin e gjyqtarit Artan Gjermeni në shkallë të parë dhe më pas këtë ankim e drejtuam në Gjykatën e Lartë, ku çështja u shqyrtua nga gjyqtari Sokol Sadushi. Ky i fundit bashkëshort i Edlira Petrit, që po gjykon çështjen në apel”.

Me një vendim fajësie që i rëndon prej 2019 dhe nuk ka marrë formë të prere, Salianji nisi përballjen me prokurorinë e apelit që ngul këmbë se ai kreu kallëzim të rremë në dosjen Babale së bashku me Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Gjithashtu, të njëtën kërkesë për përjashtim e gjyqatres Edlira Petri bëri dhe avokati i Jetmir Olldashit.

Jetmir Olldashi është gazetar që ka një portal që ka mbajtur një qëndrim në lidhje me procesin e vettingut ndaj gjyqtares Edlira Petri. Në portal thuhet se vettingu i Edlira Petrit ngre pikëpyetje për pasurinë e gjyqtarit Sokol Sadushi”, th avokati i tij Indrit Sefa. Trupa gjykuese e Apelit është tërhequr për të marrë vendim në lidhje me kërkesën, që parashtruan personat e pandehur.

 

Latest articles

Related articles