Sali Berishës i kanë mbetur vetëm bllokmenët dixhitalë!

Që pas humbjes së 3 marsit, ku në fakt gjykata e Apelit nuk bëri vetëm se delegjitimoi një skandal ligjor, Sali Berisha ka nisur avazin e vjetër të sulmeve personale ndaj gjykatës dhe deputetëve të PD. Atë e kanë ndjekur në marrëzinë e tij vetëm opinionistët produkt i bllokut dhe bllokëmenëve që Berisha nuk para ka më qejf t’i citojë.
Kështu, vërehet që sindroma e çmendurisë për të mbrojtur Berishën është kthyer në një mënyrë të jetuari për surrogatët e Berishës që veshin kostumin e mendimtarëve dhe opinionistëve. Mirëpo, përtej ndonjë raporti ndjesor mes tyre dhe ish mjekut të familjes Hoxha dhe Kapo ka një tjetër arsye që i bashkon bllokmenët e portaleve dhe Berishën.
Të dyja palët kanë një mllef personal të atashuar kundër Partisë Demokratike për shkaqe të ndryshme; Sali Berisha ka deklaruar se një forcë politike që nuk mbron liderin e saj historik nuk e meriton të ekzistojë ndërkohë që bllokmenët dixhitalë janë të deklaruar si anti-amerikanë që duan të pështyjnë mbi SHBA. Pra, mëria ndaj SHBA i bën ato së bashku.
Kjo ka qenë pikënisja e asaj që bashkoi bllokmenët dixhitalë dhe Berishën, pasi të dyja palët nisën të sulmojnë grupin parlamentar të Partisë Demokratike duke lëshuar një lum fyerjesh dhe sharjesh ndaj tyre. Duket se kjo taktikë përçudnimi dhe përbuzje nuk funksionoi dhe gjykata i qëndroi edhe një herë ligjit dhe parimeve të së drejtës. Kjo, i ka acaruar edhe më tej gangsterrët dixhitalë dhe Berishën duke i kthyer në një turmë linçuese dhe përbuzëse.
Përveç kësaj, bllokmenët dixhitalë dhe Sali Berisha tentuan që të sulmojnë dhe atakojnë çdo nismë ligjore të Partisë Demokratike. Ata në fillim sulmuan Komisionin Hetimor të Inceneratorëve duke e akuzuar si një komision që do të shesë aferën e inceneratorëve, kur dështuan nuk kërkuan falje por vazhduan sulmet nga e para. Më pas bllokmenët dixhitalë sulmuan padinë e ngritur nga grupi i PD në Gjykatën Kushtetuese kundër Olta Xhaçkës, duke dashur që t’i bëjnë jehonë foltoristit Shehaj. E vërteta e padisë së dy grupeve ndahet në faktin se grupi i PD u tregua serioz dhe korrekt me objektin e kallëzimit ndërsa Foltorja u kujdes t’i jap një argument bllokmenëve dixhitalë.
Majfton të shihni videon kur Gjykata e Apelit jep vendimin për gjyqin e simboleve të Partisë Demokratike, shihni avokatët e Foltores se si përgëzojnë njëri tjetrin ndërsa vendimi është kundër tyre. Kjo pamje ju mjafton të kuptoni se si kanë gënjyer veten për muaj me radhë bllokmenët dixhitalë dhe lideri i tyre Sali Berisha, tanimë që vendimi është marrë atëherë është e qartë që këtij të fundit do t’i mbeten vetëm bllokmenët e tij dixhitalë që nuk është habi të mbrojnë shefin e tyre nëse thërritet në SPAK për Gërdecin.

Latest articles

Related articles