Luizi nuk do jetë i qetë derisa ta nxjerrë Armaldon nga shtëpia. Atij i vjen inat për faktin që ai i tha Oltës që të dërgojë në nominim atë, Kiarën dhe Bledin.
Dhe e dyta, për shkak se u bë aleat me Oltën, vetëm që kjo e fundit most a dërgonte në nominim. “Prime” e kaluar, Luizi kishte në dorë “Kutinë e Pandorës” dhe iu dha mundësia për të dërguar tre banorë në nominim.
Pa hezitim, ai dërgoi në televotim Armaldon, Oltën dhe Kristin. Mëngjesin e sotëm, Luizi nisi të hidhte “kunja” ndaj Armaldos. Ai e pyeti atë nëse e kishte bërë gati valixhën, duke nënkuptuar që ka për të lënë shtëpinë nesër.
Maestro i tha Luizit “të kthejë majat nga ka thembrat” duke nënkuptuar që të largohet, por Luizi nuk u bind dhe vijoi me ngacmimet e tij.