Kthupi: “Zhukri” nuk ka më vlerë, vendimi i Apelit nuk kthehet pas nga rekursi në Gjykatën e Lartë

Rezart Kthupi, avokat u shpreh se prishja e vendimit të gjyqtarit Zhukri do të thotë se ai vendim nuk ka më vlerë.

Ai tha se një vendim i gjykatës së apelit e ka dhënë fuqinë e tij dhe nuk kthehet pas dhe nuk pret rekursin në Gjykatën e Lartë.

Kthupi: Prishja e atij vendimi do të thotë se ai vendim nuk ka vlerë. Jemi në fazën e depozitimit të kërkesës në gjykata dhe kërkesa fillestare për regjistrim do të rishqyrtohet, por vendimi është prishur. Rekursi nuk sjell asnjë ndryshim në vendim e gjykatës së Apelit.Një vendim i gjykatës së apelit e ka dhënë fuqinë e tij dhe nuk kthehet pas dhe nuk pret rekursin në Gjykatën e Lartë. Nuk e di se ku e kanë nxjerrë këtë teori.

Latest articles

Related articles