Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një tatuazh teksa ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Teksa bisedonte me banorët e tjerë, Luizi është shprehur se ka pritur dy muaj që të bëjë një dedikim për moderatoren Kiara Tito, me të cilën ka nisur dhe një lidhje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai thotë se do të bëjë syrin e Kiarës, por edhe logon e BBV, duke qenë se ishte pikërisht kjo shtëpi e famshme që i njohu dhe i bëri bashkë.
“Kam dy muaj që e kërkoj, dua tatuazh, dua tatuazh. Këta më vonuan, nuk e kuptoj përse. Ja tani i ratë pikës, Vëllai i Madh të hëngsha zemrën. Është syri i Kiarës dhe logoja e Big-ut sipër, të vijë dhe Kiara t’i vendosë firmën,”- tha Luizi.
Pritet përfundimi i tatuazhit për të kuptuar se çfarë ka bërë realisht Luizi….