E shkuara familjare kriminale| Babai i Dan Hutrës u vr* nga nipi pas sherrit për një kalë

Krimet për familjen Hutra kanë nisur herët që me vrasjen në banesë të kryefamiljarit, babait të Dan Hutrës, nga nipi i tij në vitin në 1999.

Edhe pse shumë vite më parë, thuhet se sherri mes Hutrave nisi për një kalë, në prani të familjarëve të tyre, në periferi të Durrësit aty ku sapo ishin vendosur pas largimit nga fshati i Kukësit.

Atë kohë Dan Hutra ishte as 18 vjeç, dhe familja ishte e bashkuar, tre motra dhe tre vëllezër.

Pas kësaj ngjarje, ndryshoi gjithçka, dhe Hutra në 2003 u ekspozua me krimin e përdhunimit, për të cilin u arrestua nga policia e Devollit.

Aktualisht autori i masakrës me 3 gra të vrara dhe 3 të plagosura, 5 herë i arrestuar dhe me rreth 17 vite burg, për vrasje, përdhunime e vjedhje, ndodhet në qelitë e sigurisë së lartë tek 302, i izoluar më vete dhe në masa të larta sigurie.

Latest articles

Related articles