Beteja imagjinare në gjyqe ndërkombëtare sa herë del bllof në Shqipëri

Në 3 mars, pas disa seancave gjyqësore të zhvilluara, Gjykata e Apelit vendosi rrëzimin e vendimit mëparshëm, të marrë nga Agron Zhukri që i dha të drejtë Sali Berishës. Me rënien e këtij vendimi apeli e çon kështu në rigjykim në shkallën e parë çështjen.
Kështu PD zyrtare do të rregjistrohet në KQZ me kryetar Enklejd Alibeajn dhe kështu do të njihen dhe vula dhe organet zyrtare të PD si kryesia apo këshilli kombëtar të drejtuara nga Alibeaj.

Dhe përfaqësuesi ligjor i PD tha se PD të hënën do të rregjistrohet në zgjedhje.

Berisha i cili nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim dhe i gjendur në rrugën e vetme për të hyrë me kandidatë e tij nën ombrellën e Metës, e ka të pamundur të pranojë se nuk do ta ketë vulën dhe siglën zyrtare. Nga ana ligjore as nuk mund të përdorë simbolet e PD në fushatë. Kështu kandidatët do garojnë në siglën e PL dhe me simbolet e saj, madje në fletën e votimit emri i kryetarit do të jetë ai i PL, Ilir Meta.

Zhbërja e Zhukrit e sjell Berishën në situatën tjetër ku duhet të lirojë dhe zyrat e PD, të cilat i mori pas këtij vendimi.

E ndërsa pala e Alibeajt zgjodhi të kërkonte rrugën e bashkimit, Berisha nuk do bashkim por kërkon të çojë çështjen për rekurs në Gjykatën e Lartë, madje gjatë një mbledhje me strukturat e rithemelimit, përmendi se synimi është Strasburgu.

Duket se sa herë Berisha nuk e zgjidh dot me gjykatat në Shqipëri, e kërkon zgjidhjen jashtë saj.

Kur SHBA e shpalli non-grata Berisha tha se këtë çështje do ta ankimonte në Francë, por për këtë çështje nuk u fol më. Berisha e harroi këtë gjyq e tani kërkon të mbajë optimistë demokratët që ka nga pas që vula e PD, do të gjykohet në Strasburg.

Nga ana ligjore Berishës do t’i duhet të presë shumë gjatë për këtë, pasi çështja që të shkojë në gjykatat ndërkombtare duhet të jetë rezauruar në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.

Sot Berisha duhet të respektonte vendimin dhe të shkonte tek mundësia e bashkimit të demokratëve por siç duket sërish ka hyrë në rrugën pa krye të gjykatave ndërkombëtarëve dhe të betejave të mëdha që si ka bërë dhe si ka fituar kurrë.

Moskoherenca e treguar për çështjen non-grata, të cilën e çoi në Francë, e bën të pabesueshëm që Berisha të fitojë një betejë të re ndërkombtare.

Duke marrë parasysh dhe faktin që është non-grata në Shba dhe Angli, Berisha e përdor si kalë beteje termin “gjykatë ndërkombëtare”, por duket se pas kësaj qëndron vetëm justifikimi për të mos pranuar të vertetën, duke bërë lojë fjalësh, sepse në të kundërtën do duhet të ju thojë demokratëve që nuk ia doli dot, e duke mos dashur të sakrifikojë veten ai zgjedh të sakrifikojë ende demokratët.

Latest articles

Related articles