Basha përkujton 25 vjetorin e sakrificës sublime të familjes Jashari për liri

Nga Lulzim Basha

Mbarë kombi shqiptar përulet sot me nderim të thellë përpara sakrificës sublime të Adem Jasharit, familjes Jashari, bijave dhe bijve të Kosovës që u flijuan në altarin e lirisë.

Beteja epike e familjes Jashari me në krye Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, vuri gjakun e 59 martirëve në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur. 25 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për shqiptarin.

Epopeja e Prekazit është himni i krenarisë kombëtare! Askush nuk do të mundet të nëpërkëmbë luftën për liri të bijve dhe bijave të Kosovës. Sakrificat e martirëve tanë janë themeli i fortë mbi të cilin do të ndërtohet e sotmja dhe e ardhmja europiane e Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ku ndodhen.

Lavdi përjetë Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, lavdi heronjve të Prekazit legjendar, bijve dhe bijave të Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar që derdhën gjakun e tyre në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur!

Latest articles

Related articles