A po bën Doktori diversion në shërbim të Lali Erit?

Ka shumë persona që mendojnë se Doktori ia hoqi mundësinë e kandidimit Këlliçit, duke e kthyer betejën për vulën e Partisë në një betejë personale.

Por ky nuk do ishte i vetmi dëm që Doktori i ka bërë pretendentit më të mirë të tij për Tiranën që pas Lulzim Bashës.

Sot për shembull, Doktori doli me një deklaratë të çuditshme, duke anatemuar Endri Fugën si person që bën punë të dyshimta të Ramës ne Singapor. Kaq e madhe qenka kjo ndërmarrje atje sa ai është detyruar të japë dorëheqjen që të merret me këto punë.

Ne fakt lajmi i shpërndarë dje ka qenë një tjetër. Fuga ka dhënë dorëheqjen si drejtor i agjencisë se medias dhe informimit për të ndjekur me afër fushatën e Partise Socialiste. Kjo është ana formale. Deri këtu çdo gjë është OK. Kjo agjensi është krijuar pas zgjedhjeve të fundit dhe më përpara nuk ka pasur mbivendosje, prandaj dhe me këtë situatë të re, Fuga mund të ketë vendosur të marrë distancat dhe ndihmojë shoket dhe shoqet e Partisë në terren.

Pra çudia nuk është aspak tek PS dhe as ka si të jetë.

Çudia është tek Doktori, që bën diversion.

Sikur Doktori të donte të fuqizonte Këlliçin, teza e tij duhet të ishte një tjetër, si psh:

“Veliaj tmerrohet nga sondazhet dhe kërkon ndihmë nga miku i vjetër i Mjaft”

Një tezë e tillë do krijonte patjetër eufori tek mbështetësit e Këlliçit. Gjithashtu do të shfaqte një dobësi të kryetarit aktual të Bashkisë, i cili paçka se shfaqet gjithnjë si yll i vetmuar dhe i vetëbërë, i detyrohet shumë miqësisë së tij me Fugën.

Por mesa duket Doktori do te vazhdojë ta ndihmojë ende Lalin, të cilin e ka ndihmuar që në hapat e para të Mjaft. Në fakt Lali është krijesë e Doktorit po aq sa është e Ramës dhe e Fugës.

Ne i urojmë suksese Këlliçit, por nëse ai do të korrë fitore, atëherë duhet ta ndajë njëherë e mire me lë eshte. A është me njerëzit e Lalit, apo është me demokratët?

Latest articles

Related articles