Vula e humbur dhe vulëhumburit…

Nga Zef Ndreka

Populli ynë ka një fjalë të urtë : Të humbtë vula!
Kjo fjalë e urtë duket në fakt si një mallkim që i bëhet dikujt, zakonisht njerëzve të këqinj, njerëzve të poshtër, njerëzve ngatërrestarë, kriminelëve, të korruptuarve etj.
Ky lloj mallkimi, në fakt ishte edhe urim i demokratëve në rastin e gjyqit të Gjykatës së Apelit për ligjshmërinë e palëve të dy partive, të PD-së dhe Foltorës.
Demokratët, qëndrestarët dhe elektorati gri e mirëpriti vëndimin e gjykatës duke deligjetimuar Foltorën dhe Berishën për vulën fallco dhe duke i lënë gjithë berishistët dhe vullnetarët e tij vulëhumbur!
Vula e humbur dhe vulëhumburit kanë vetëm një rrugë:
Të bashkohen me PD-në, të mundin Edi Ramën.
Në të kundërt, ti bashkohen spiunit Meta apo ndonjë spiuni tjetër që mban postin e kryetarit të një partie politike tjetër.
Me Berishën nuk shkohet askund.
I humbi vula, e bashkë me të edhe shpresat e rikthimit të tij imagjinar!
Tashmë, përveçse është non grata nga Amerikanët dhe Britanikët, ai është vulëhumburi i madh, mashtruesi i demokratëve.
“Mallkimi” i popullit, i demokratëve apo urimi, sido ta marrësh, u realizua.
Të presim çfarë do shpikin tashmë deri sa të përvëlohen tërësisht nga populli dhe usa…

Latest articles

Related articles