“Prania e përfaqësuesve të ambasadës së SHBA në Gjykatën e Apelit ku u mor vendimi për vulën e PD, është një argument që të shtynë të mendosh ose të pohosh së Partia Demokratike, logoja e saj, flamuri, sigla, dhe historia, është hipotekë e perëndimit në Shqipëri” Kështu shprehet analisti Preç Zogaj për News24 lidhur me vendimin e djeshëm të gjykatës për vulën e PD dhe praninë e përfaquesve të SHBA-ve.
Deklarata e Preç Zogaj:
“Ne sot në Gjykatë pamë përfaqësues të ambasadës së SHBA. Prania e tyre në këtë gjyq është një argument tjetër që na shtynë të mendojmë, ose të pohojmë se PD, logoja e saj, flamuri, sigla, historia, është hipotekë ë perëndimit në Shqipëri.
Gjithkush që e drejton dhe do ta drejtojë atë parti duhet të ketë mbështetjen e demokratëve dhe partnerëve perëndimor, pra këto janë dy kushte ekuivalente, mbështetja nga demokratët, mbështetja nga perëndimi. Në Shqipëri si vend demokratik, njerëz të ndryshëm kanë të drejtë të krijojnë ndonjë parti anti-perëndimore, pra kush dëshiron mund ta krijojë një grup politik anti- perëndimor, por ajo nuk është PD.
PD ka lindur si parti oskidentale, ADN-ja e saj kjo është dhe kjo do ngelet. Kur të mos jetë oskidentale, ajo nuk do të jetë më PD.
Nëse palët, tre grupimet siç i përmenda në PD, dhe PL, dhe parti të tjera opozitare që janë regjistruar apo do regjistrohen në zgjedhje, shohin hesapin e vet, natyrisht që Rama do përfitojë. Por unë dëshiroj të apeloj për një qëndrim të hapur, tolerant, të moderuar për një takticizëm nga të gjitha palët për të dalë me kandidat të përbashkët, është mundësia e fundit”, u shpreh ndër të tjera ai.