Shtëpisë së “Big Brother VIP” do i bashkohet edhe një tjetër banore. Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Përputhen”, Antoneta Koçin.
Sipas “Zoom.al”, Antoneta do t’i bashkohet formatit televiziv, por nuk dihet ende nëse do të hyjë në shtëpi të shtunën e kësaj jave, apo të martën e ardhshme.
Antoneta u bë e njohur nga “Përputhen” e më pas ka marrë pjesë si e ftuar në disa programe televizive.