Dy amerikanet që morën vulën e PD në Uashington

Gazetari Arsen Rusta në një status në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se nëse amerikanët i kanë bërë presin gjykatës, atë e dinë vetëm ata që e ndoqën seancën hap pas hapi.

Rusta shton në statusin e tij se dy zonjat që erdhën të ndiqnin seancën, nuk folën asnjë fjalë, nuk patën asnjë kontakt fizik me trupën gjykuese dhe as me stafin.

Statusi i plotë:

Amerikanet Presion gjykatës!
Kush e ndoqi seancën hap pas hapi e di të vërtetën.

Të tjerët gënjejn.

Me Ivin, Oerdin, stafin e tyre. Rezartin, Indrit, stafin e gjykatës dhe afro 30 koleg gazetar e kameraman dje nga ora 10.35 kishim një ambjent të përbashkët. Sallën e vogël e pak karrike të Apelit ku pritej kush do merrte vulën.

Me ne u bashkuan edhe dy zonja.

U kuptua që ishin të ambasadës vetem se i solli një FORD me targa CD 23. Si solli fshehurazi, as me truproja. Ishin vetëm dy zonja. Hera herës të qeshura në mimik dhe pa fjalë. Aq pa fjalë sa as emrat si mësuam dhe as na pyetën për gjë. Jo vetëm ne gazetarët por askënd.
Ato sfolën asnjë fjalë. Spatën asnjë kontakt fizik me trupën gjykuese. As me stafin.

Kjo su pa vetëm nga mua. Nga sa ishin aty. Por u pa nga Ivi, Oerdi, Rezarti dhe Indriti. Juristët e palëve në proçes.

Këto zonjat spranuan as ujë kur gjykata na dha një koli. As për kafe su ulën kur u hap bari diku pas orës 4-30-5! Patën një moment njerzor, po kërkonin tualetin si të gjith ne pasi orë e orë qëndrimi në sallë, njeriu është dhe qënie biologjike!

Zonjat u ulën në fund të sallës. Aty ku për ta parë gjykatën në sy nga podiumi i trupës, do duhet të kalonin nga kurrizi i rrjeshtave të mbushur me gazetar!

Kjo për presionin!!!

Ndaj para se të mbushen panelet e studiot apo portalet me presion, ka e një anë medalja. Ajo e vërtetë e ndjekur për mbi 8 orë.

A u ndikua gjykata?

A bëri presion politika?

A dha zgjidhje?

Kjo as do zgjidhet as u prish dhe as u takon amerikanëve. Por ne ne Shqiptarëve.

Latest articles

Related articles