Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin D. Sh., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka marrë një shumë parash një shtetasi, duke e mashtruar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasit: – Y. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”; – E. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur portofolin një shtetasi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – D. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit; – A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin H. P., 78 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.