Sot do të jepet vendimi për vulën e partisë më të madhe opozitare, se kush do ta mbajë kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj apo kreu i “Rithemelimit” të saj, Sali Berisha.
Mësohet se vendimi do të jepet në orën 11:00, ndërkohë në seancë kanë mbërritur 3 gjyqtarët dhe përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa.
Kujtojmë se sot Berisha ka thirrur një protestë kombëtare, e cila do të mbahet para Kryeministrisë. Protesta në fjalë do të nisë në orën 12:00, ndërkohë që Berisha tha se tubimi nuk kishte lidhje me vendimin që do të jepte gjykata për vulën.