Tirana- Partizani, ndeshja për kreun e Kampionatit. Kërkesa për bileta…

Partizani dhe Tirana kanë nisur përgatitjet intensive për derbin e kryeqytetit, i cili do të luhet të hënën.

Sfida ka rëndësi shumë të madhe për vendin e parë, si edhe për stolin pë të dyja skuadrat. Bardheblutë kryesojnë renditjen pas 23 javëve me 40 pikë të grumbulluara, 3 më shumë se sa Partizani ndjekës.

Një humbje në derbi mund të sillte ndryshime te “të kuqtë”, me pozitat e trajnerit Xhovani Kolela të lëkundura për shkak të rezultateve jo të mira. Por edhe trajneri Orges Shehi gjendet nën presion, pasi bardheblutë e humbën derbin e fundit të luatjur më 21 dhjetor.

Titullarët janë stërvitur të veçuar nën drejtimin e përgatitësit atletik Marko Korali, për rekueprimin e formës fizike. Ndërsa pjesa tjetër punoi nën drejtimin trajenrit Xhovani Kolela.

Italiani pritet t’i ketë të gatshëm të gjithë lojtarët, përfshirë edhe mbrojtësin vlonjat Paulo Buxhelaj. Ndërsa te bardheblutë, përqëndrimi ka qenë në anën taktike.

Trajneri Orges Shehi ka punuar për shmangien e gabimeve në derbin e fundit, sidomos në lojën inaktive. Formacioni pritet të ketë ndryshime. Në derbin e parë të këtij sezoni, që u luajt më 2 tetorin e shkuar, Tirana fitoi me rezultatin 2-0.

Ekipi i Shehit ka mbrojtjen më të mirë, ndërsa ka pësuar 18 gola në 23 takime, e ka shënuar 34. Ndërsa skuadra e Kolelas ka realziuar 28 gola e ka pësuar 25.

Si bardheblutë, ashtu edhe “të kuqtë” kanë fituar vetëm dy herë në pesë ndeshjet e fundit.

Latest articles

Related articles