Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Bulqizë për dhunë. Mësohet se 44-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-gruas së tij. Por kjo nuk është hera e parë që ky arrestohet për dhunë në familje, pasi ka qenë i dënuar dhe më parë.
Njoftimi i Plotë:
Bulqizë Kreu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, vihet në pranga 44-vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.D., 44 vjeç, banues në Bulqizë( i dënuar më parë për Dhunë në familje). Ky shtetas ka thyer urdhërin e mbrojtjes që kishte ish-bashkëshortja e tij dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.