Shqipëria renditet ndër vendet e fundit sipas Indeksit të Demokracisë Elektorale.
Vendi ynë lë pas vetëm Serbinë, në rajonin e Ballkanit, ndërsa më mirë renditet edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Politologu Afrim Krasniqi, duke komentuar këtë indeks, shprehet se Shqipëria nuk është një shtet me konflikte etnike, konflikte fetare, konflikte kufitare, etj, por me konflikte luksi dhe rivalitet personal për kontrollin e pushtetit.
“V-Dem Electoral Democracy Index (2023): Shqipëria pas Kosoves, Maqedonisë V dhe Malit e Zi. Pa konflikte etnike, konflikte fetare, konflikte kufitare, etj, por me konflikte luksi & rivalitet personal për kontrollin e pushtetit, Shqipëria vijon me shanset e humbura lidhur me standardet e demokracisë funksionale (zgjedhje lira/ndershme & liria e medias & përfaqësim)”, shprehet Krasniqi.