Shpërthim me lëndë plasëse në një mobileri në Fushë Krujë, policia: Është shkatërruar e gjithë godina!

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një mobileri në Arrameras të Fushë Krujës.

Gazetarja Juli Shota raporton se një sasi e konsiderueshme tritoli i është vënë një mobilierie në pronësi të shtetasit Bujar Çaraci banor i zonës i cili e ka dhënë me qira tek një person tjetër me iniciale B.Ç.

Nga shpërthimi ka dëme të mëdha materiale pasi e gjithë godina është shkatërruar madje janë dëmtuar dhe bizneset përreth

Shpërthimi është dëgjuar ne te gjithë qytetin. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Fatmirësisht nuk ka te lënduar. Nuk dihen shkaqet pasi pronari nuk njihet si person problematik pra është familjar i rregull.

Latest articles

Related articles