Shisnin d*ogë përmes SMS-ve, dënohen 16 shqiptarët në Angli

Policia angleze ka dënuar me 86 vite burg një bandë prej 16 shqiptarësh të cilët shisnin kokainë me mesazhe.

Grupi operonte në Leicester me 3 numra telefoni celularë që lejonin personat të blinin drogë.

Grupi monitorohej nga një operator i cili do të ishte pika e drejtpërdrejtë e kontaktit me blerësin.

Ky i fundit për të dorëzuar porositë kontaktonte për mes një numri tjetër me një korrier. Kur porosia dorëzohej merrte paratë.

Aktiviteti kriminal i grupit – midis tetorit 2019 dhe janarit 2021 – u zbulua pas një hetimi gjithëpërfshirës nga Njësia e Operacioneve Speciale të East Midlands (EMSOU).

Vlerësohet se grupi ka fituar 2 milion £ duke shitur drogë në këtë periudhë 16-mujore. Gjatë rastit, më shumë se 74,000 £ u sekuestruan nga policia. Urdhrat për konfiskim janë bërë për plot 74,000 £.

Grupi, të cilët të gjithë nuk kanë vendbanim fiks, u paraqit më parë në gjykatë ku pranuan krimet e tyre.

Latest articles

Related articles