MSH: Një humbje jete dhe 19 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Covid-19 në 24 orët e fundit, i ka marrë jetë një pacienti 83-vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 436 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa dhe 17 pacientë janë shëruar.

Njoftimi i MSH:

3 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 436 testime, nga të cilët 19 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

17 në Tiranë, nga 1 qytetar në Sarandë, Skrapar.

Janë 163 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 83 vjeç, nga Durrësi.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,789 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Mars 2023)

Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 436

Testime totale 2,041,392

Raste pozitive 333,551
Raste të shëruara 329,789
Raste Aktive 163
Humbje jete 3,599

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145
Shkodër. 5
Fier 4
Vlorë 3
Korçë. 2
Durrës. 2
Berat. 1
Kukës. 1

Latest articles

Related articles