“Luizi dhe Dea kanë një pëlqim të fshehtë” Moderatorja: Ky kërcim ma përforcoi mendimin

Një koment i fundit i medaratores Aulona Musta për raportin mes Luizit dhe Dea Mishel në “Big Brother VIP” ka “trazuar” rrjetin. Ajo flet për një pëlqim të ri brenda shtëpisë, duke e konsideruar si kimi mes dy konkurentëve Luizit dhe Deas nisur nga kërcimi i tyre i cili sipas saj ja përforcoi dyshimet. Ja si shkruan ajo:

“Hmmm ok do e them se nuk e mbaj dot… Dua ta ndaj me miqtë e mi se ky mendim po më shkatërron…

Më duket vetëm mua që Dea dhe Luizi kanë një kimi të fshehtë… një si pëlqim me inat dhe prapë pëlqim… apo ja futa kot fare? U bë ca kohë që e mendoj këtë fakt, por me këtë kërcim sikur e përforcuan”, shkroi ajo.

Latest articles

Related articles