Gjyqi për vulën e PD, forca të shumta policore në Gjykatën e Apelit. Berishistët presion

Teksa pritet që Gjykata e Apelit të vendosë se kujt do t’i takojë vula e Partisë Demokratike, në ambientet e këtij inctitucioni është parë një prani e shtuar e forcave policore.

Prania e shtuar policore nuk ka të bëjë me ndonjë reagim të mundshëm lidhur me procesin gjyqësor, por me faktin e protestës së paralajmëruar nga Sali Berisha. Përveç masave të shtuara të policisë, kanë mbërritur edhe dy avokatët mbrojtës që përfaqësojnë zotin Aliebaj, Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

Në të njëjtën kohë, procesi gjyqësor pritet të nisë në orën 11 në Gjykatën e Apelit sa i takon vendimit që ka ankimuar PD me përfaqësues Enkelejd ALiebaj, sa i takon vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri, që ka njohur më herët grupin e Rithemelimit të përfaqësuar nga Sali Berisha.

Latest articles

Related articles