Emri| Ndërron jetë politikani i njohur, dyshohet për vetëvrasje

Senatori dhe sekretari i Partisë Demokratike të Lazios, Bruno Astorre ka ndërruar jetë në moshën 60- vjeçare. Ende nuk dihen motivet e vdekjes, por dyshohet për vetëvrasje. Tragjedia ka ndodhur në orët e vona të mëngjesit.

Prokuroria e Romës ka hapur një dosje. Procedura, siç ndodh zakonisht në këto raste, klasifikohet si nxitje për vetëvrasje. Siç raportojnë mediat italiane, Prokurori Publik në detyrë duhet të kryejë një inspektim në Palazzo Cenci dhe pas një analize nga ana e mjekut, Prokuroria Publike do të vlerësojë nëse do të urdhërojë autopsi.

Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë mjekët me autoambulancë dhe makinë mjekësore, forcat e rendit dhe zjarrfikëset. Bruno Astorre, senator dhe sekretar i Partisë Demokratike të Lacios, brenda pak ditësh, më 11 mars, do të mbushte 60 vjeç.

Astorre së fundmi kishte dalë nga spitali, ku ishte shtruar për disa probleme shëndetësore. Hipoteza e vetëvrasjes, për momentin është dyshimi kryesor. Dera e pallatit është e mbyllur.

Latest articles

Related articles