“Do regjistrohemi në zgjedhje”, Sefa: Ankimi i PD u pranua

Përfaqësuesi ligjor i PD tëIndrit Sefa, në fjalën e tij për mediat pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit për vulën e PD, ka deklaruar se Apeli vendosi rikthimin në Gjykatën e Shpallës së Parë të çështjes me një trupë tjetër gjykuese.

Indrit Sefa: Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes në shkallën e parë me një tjetër trup gjykues.

Ankimi i PD i përfaqësuar nga Enkelejd Alibej, u pranua, do të gjykohet nga një tjetër trup gjykues.

PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj, do regjistrohemi ditën e hënë në KQZ.

Gjykata nuk ka asnjë mundësi të marrë vendim si Zhukri. Nuk ka gjyqtar në republikën e vendit të marrë atë vendim.

PD ka organet legjitime të saj të cilat do vazhdojnë drejtimin e partisë.

Nuk është çështje godinash dhe vulash, por mentaliteti.

Legjitimiteti i drejtimit të partisë u certifikua sot.

Latest articles

Related articles