Gjatë një takimi të premten me homologët e tij të Grupit të Katërshes, Sekretari Blinken tha se nëse Rusia lihet pa u ndëshkuar për luftën në Ukrainë, atëherë ky do të ishte një mesazh inkurajues për agresorët në mbarë botën. Krahas Shteteve të Bashkuara në Grupin e Katërshes marrin pjesë India, Australia dhe Japonia, të cilët shprehën shqetësimin nëpërmjet një deklarate të përbashkët edhe për aktivitetet destabilizuese në Detin e Kinës së Jugut dhe të Lindjes, një referencë e qartë kjo për Republikën Popullore të Kinës. Rusia nuk mund të lejohet të bëjë luftë pa u ndëshkuar, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të premten pas takimit në Nju Deli me homologët nga India, Japonia dhe Australia.
“Nëse e lejojmë Rusinë pa u ndëshkuar për atë që bën në Ukrainë, ky do të ishte është një mesazh për agresorët kudo, se ndaj tyre nuk do të kishte pasoja”, tha Sekretari Blinken.