Disa ditë pas letrës së kreut të Prokurorisë së Posaccme, (SPAK), Altin Dumani, i cili iu përgjigj familjarëve të 4 viktimave të 21 janarit, se institucioni që ai drejton nuk mund ta hetojë këtë ccështje, Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij për këtë hetim. Në një postim në rrjetet sociale, disa orë përpara se opozita të zhvillojë protestën e lajmëruar para Kryeministrisë, Rama thotë se “a ka më ku të rrijë”, kur edhe me daljen e regjistrimit të ditës së 21 janarit nga ana e gazetarit Artan Hoxha, sërish ‘vrasësit; enden të lirë dhe kanë role me rëndësi në jetën e shtetit. Më tej, kryeministri bën një shpjegim të përdorimit të plumbave mbi turmat dhe thotë se ky zjarr është i pandëshkuar, në një proces farsë që ka anashkaluar të vërtetën. Por kryeministri shkon më tej.
Ai i drejtohet drejtpërdrejtë SPAK dhe kryesuesit Altin Dumani, referuar letrës që ai i ktheu përgjigje për familjen e 21 janarit. Rama thotë se SPAK “bëri sikur s’kishte asnjë lidhje me të, pavarësisht se një prej motiveve më të forta të mbështetjes masive popullore të reformës në drejtësi (prej ku lindi edhe vetë SPAK-u si mishërim i një shprese të madhe) ishte pikërisht nevoja kombëtare për drejtësi për 21 janarin.”. Rama, për herë të parë deklaron se njerëzit janë të zhgënjyer nga Reforma në Drejtësi.