Tragjedia në Greqi, shkon në 47 numri i viktimave, vijon kërkimi për trupat e të zhdukurve

Numri i viktimave pas përplasjes së dy trenave në Greqi ka shkuar në 47. Bilanci është rënduar këtë mëngjes, me gjetjen e një tjetër trupi të pajetë. Kërkimet vijojnë ende.

Treni me 350 udhtarë u fut në shinat e gabuara dhe u përplas me një tren mallrash, përplasja bëri që vagonat e parë të trenit të shpërthenin në flakë. Si pasojë, 43 persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe një 20-vjeçare shqiptare. Ndërsa 85 të tjerë janë në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri më tani Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se 5 shqiptarë janë në mesin e të plagosurve, të cilet ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, tetë shqiptarë të tjerë që ndodheshin gjithashtu në tren, i kanë mbijetuar aksidentit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore

Latest articles

Related articles