13 qarqe në Kaliforni kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të stuhisë së dëborës që ka pushtuar vendin ditët e fundit.
Ekipet e shpëtimit po punojnë vazhdimisht për të zhbllokuar zonat malore që janë izoluar nga bora.
Sipas BBC, një grua 80-vjeçare humbi jetën kur tarraca e saj u shemb për shkak të peshës nga dëbora.
Më shumë se 75,000 banorë dhe biznese në Kaliforni kanë mbetur pa energji elektike të enjten në mëngjes.