“Elenën doja ta vr*sja sepse fëmija nuk ishte i imi”, zbardhen detaje të reja nga dëshmia e Dan Hutrës

R.S. është shtetasi që për gati 2 orë Dan Hutra nga mbajtur nen vëzhgin nga kodrat e Sharrës banesën e tij, ku si qëllim kishte ekzekutimin e tij. Banesa e R. S., ishte vetëm 50 m larg në vijë ajrore ku qëndronte 41-vjeçari.

Ndërkohë në dëshminë e tij Hutra përpara hetuesve thotë se pasi ekzekutoi Etleva Kurtin, u largua drejt Sharrës për të ekzekutar R.S., “U largova më pas për në Kombinat, ku kisha planifikuar edhe mjë vrasje tjetër. Rrugës më ka rënë sheqeri dhe ndalova në një dyqan për të blerë uje. Aty pashë që në televizor ishte fotoja ime, në një ekran. Fëmija që ishte në market më duket se më ka njohur, por unë nuk e vrava. Vazhdova rrugën për në vendin ku do realizoja vrasjen tjetër. Vendosa të rrija i fshehur dhe vrasjen ta bëja në mëngjes”

Fax news ka mundur të komunikojë me personin që mori edhe policinë në telefon, ku shprehet se për vendodhjen e Hutrës, është lajmëruar nga vëllai i tij.

“Isha në zonën e “Astirit”. Më merr vëllai në telefon që ka parë aty autorin. E njihnim se ishte rrit në atë zonë. Në lokal ishte dhe nipi. Vëllai më ka thëne se mori 2 molto, 1 uje dhe u ngjit për në kodër. Vëllait i thash të mbyllë lokalin, dhe shkova me shpejtësi atje. Sapo shkova kam marrë në telefon shefin e komisariatit Vilson Bala. Ky i fundit erdhi menjëherë në vendngjarje me dy patrulla, e u ngjitën për në kodër. U ngjita dhe unë pas tyre. Ai nuk ka bërë rezistencë. Nuk e dija që ishte i armatosur. Kallashin e kishte varur në një ferrë”, ka thënë për Fax news personi që denoncoi në polici.

Ndërsa për sa i përket hetimeve gjatë marrjes në pyetje përpara grupit hetinor 41-vjeçari ka deklaruar se i kishte parë policët dhe kishte mundësi për ti ekzekutar. “Ishin 3-4, policë kishin në dorë nga një kobure. Mund ti vrisja, por nuk doja sepse janë shtet. Une doja të vrisja vetëm R.S e pastaj të dorëzohesha”, ka thënë ai gjatë marrjes në pyetje.

Hetuesit kane dyshime se Hutra ka vrarë me armë vetem motren e Vladimir Kurtit, ndërsa dy viktimat ne familjen Hysa, fillimisht i ka goditur me thikë dhe më pas i ka qëlluar edhe me armë zjarri brenda në mjetin që ndodhej në oborrin e familjes.

Ndërsa për borxhin 80 mijë euro, Hutra pretendon se ja ka dhënë Gurakuqit kur iku në Gjermani. Ai ka thënë se ka 15 vite që e kishte të dashur, dhe se e donte shumë dhe se i besonte çdo gjë.

“Paratë ia dhashë Marjanës në mirëbesim që të mi ruante. Kur erdha nga Gjermania ajo më tha se ishte martuar dhe lekët nuk i kishte më. Pastaj i kërkova disa herë që të më kthente shumat e parave por ajo nuk e bëri. Për kete shkova që ta vras, e kam goditur disa herë me thikë dhe kam ikur”

Elenën doja ta vrisja sepse fëmija nuk ishte i imi.

“I kërkova disa herë që të bënte ADN e fëmijës, edhe nga burgu i kisha dërguar mesazhe, por ata nuk pranuan”, ka shtuar ai më tej. Ndërsa për Etlevën ka deklaruar se e vrau pasi kishte probleme me vëllanë e saj.

Latest articles

Related articles