Dyshohet se ka prani të ushtarëve ukrainas, Putin anulon vizitën në rajonin e Stavropolit

Presidenti rus Vladimir Putin ka anuluar vizitën e tij në rajonin e Stavropolit që do të zhvillohej sot. Lajmi është njoftuar nga sekretari i shtypit të Kremlinit, Dmitry Peskov i cili tha se vizita është anuluar për shkak se dyshohet se ka prani të udhtrisë ukrainase në Bryansk.

Putini kishte planifikuar të merrte pjesë në një ceremoni që shënonte këtë vit si “Viti i Mësuesit” në Rusi. Sipas Peskov, Putin tani do të marrë pjesë në ceremoni në internet. Siç raportojnë mediat e huaja, ceremonia do të zhvillohej në qendrën arsimore Mashuk në Pyatigorsk. Putin do të ndante çmime shtetërore, do të takohej me pjesëmarrësit e një programi pilot arsimor dhe me guvernatorin e rajonit të Stavropolit, Vladimir Vladimirov. Por axhenda e ditës së sotme është anuluar për shkak të dyshimeve se në rajon kishte diversantë ukrainas.

Latest articles

Related articles