Deklarata e fortë e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA: Nëse dikush nga jashtë paguan një nëpunës, rrezikon sigurinë tonë kombëtare

Çështja ‘McGonigal’, e ish-zyrtarit të FBI që akuzohet se ka shpërdorur detyrën duke marrë para ruse, ka tronditur politikën amerikane.

Në vazhdën e këtyre akuzave vjen një reagim i fortë nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve Merrick Garland. Ai tha i prerë se nëse dikush nga jashtë paguan një nëpunës, rrezikon sigurinë kombëtare të Amerikës. “Nëse i përgjigjem ekzaktësisht pyetjes, nëse është agjent i një qeverie të huaj që i kërkon dikujt, që paguan dikë për të bërë gjëra në përkrahje të asaj qeverie të huaj, pa dyshim që mendoj se ky do të ishte problem për sigurinë kombëtare.”, tha ai.

Ky reagim erdhi pas pyetjes që i bëri Senatori Chuck Grassley.

“Nëse Departamenti i Drejtësisë merr informacion se persona të huaj kanë pasur evidencë për pagesa financiare jo të duhura apo të paligjshme paguar zyrtarëve të zgjedhur apo personave të tjerë të ekspozuar politikisht, dhe këto pagesa mund të ndikojnë në vendimet politike, a do të përbënte kjo një shqetësim për sigurinë kombëtare dhe a do të kërkonte një hetim të plotë?”, ishte pyetja e senatorit.

Latest articles

Related articles