Banorët mësojnë për “Big love”, do të njihen me fansat që u dërgojnë dhurata në aplikacion

Vëllai i Madh rreth 10 ditë më parë krijoi aplikacionin “Big Love”, një platformë kjo e dedikuar vetëm për dashamirësit e banorëve të Big Brother Vip.

Ndjekësit e këtij formati, apo “fansat” e secilit banor, kanë mundësinë të dërgojnë dhurata të ndryshme për banorët, qoftë kjo një lule, bizhuteri, para etj.

Banorët deri më sot nuk ishin në dijeni të kësaj gjëje. Por, Vëllai i Madh vendosi që t’ia tregonte banorëve këtë.

Përmes një zarfi të bardhë që hyri në shtëpi sot, banorët u njoftuan për këtë aplikacion. Ata përveçëse do marrin dhurata dhe përshëndetje të ndryshme, mund edhe t’i kthejnë falenderimin dashamirësit të tyre, përmes ekranit.

Latest articles

Related articles