Brokoli është plot me lëndë ushqyese. Kjo është arsyeja pse rekomandohet nga shumë mjekë dhe nutricionistë.Brokoli është i pasur me karotenoide, sulforafan, kamforol, kuercetinë, hekur, vitamina A, C, K1, B1, B6, E, Acid folik, magnez, selen, fosfor, kalium dhe fibra.
Ekspertët rekomandojnë të konsumoni 3-4 porcione në javë.Forcon sistemin imunitarËshtë i pasur me antioksidantë që forcojnë mbrojtjen e trupit.Është miqësor me stomakunSulforafani që përmban është i lidhur me luftën kundër Helicobacter pylori, i cili fajësohet për ulçerën peptike.
Brokoli gjithashtu ka një veprim të fortë kundër mikroorganizmave rezistente ndaj antibiotikëve.Zvogëlon problemet e shikimitBrokoli si spinaqi shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të problemeve të shikimit.Konsiderohet si një ushqim kryesor anti-kancerKjo vjen për shkak të përmbajtjes së tij të lartë me substanca të tilla si sulforaphane, indole dhe karotenoide.
Një mënyrë e shijshme për t’jua shërbyer fëmijëve është smoothie. Rekomandohet që fëmijët ta konsumojnë këtë pije në mëngjes ose pasdite.Përbërësit:1/2 filxhan brokoli të papërpunuar1 banane (e prerë në copa dhe e ngrirë)1 filxhan mango (i prerë në copa dhe i ngrirë)2/4 filxhan luleshtrydhe1/2 filxhan spinaq1 filxhan lëng ananasi ose qumësht bajame3/4 filxhan ujë