Pesë adoleshentë në Mat, Dibër janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre kishte të fshehur dy armë zjarri kallashnikov me 800 fishekë. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pjetër Budi” rreth orës 17:00. Policia arriti në kohë në vendngjarje dhe arriti të parandalojë përshkallëzimin e situatës. Sipas policisë, të pestë adoleshentët po procedohen në gjendje të lirë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasve M.L., 15 vjeç; A.D., 16 vjeç; L.H., 16 vjeç; K.C., 17 vjeç; R.Z., 17 vjeç, të gjithë banues në Burrel.
Pas konfliktit mes njëri tjetrit për motive të dobëta, janë konfliktuar me grushte dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë R.Z dhe A.D. Policia i ka gjetur R.Z., dy armë zjarri kallashnikov dhe 800 fishek që i kishte fshehur në një vend me barishte, të cilat dyshohej se mund ti përdorte në këtë konflikt. Armët e zjarrit dhe sasia e municionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për zbardhjen se si 17-vjeçari ka siguruar armët e zjarrit.
Mbi të pestë adoleshentët rëndojnë akuzat “Dëmtime të tjera me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, dhe ndaj shtetasit R.Z., për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, dhe “Armëmbajtje pa leje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.